KRYEFAQJA » LAJME » Çështja çame në parlament, një javë para vizitës së Kotzias
Çështja çame në parlament, një javë para vizitës së Kotzias

Çështja çame në parlament, një javë para vizitës së Kotzias

Çështja çame dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, janë debatuar në seancën parlamentare të së enjtes. Iniciator u bë kreu i PDIU-se, Shpëtim Idrizi, njëherësh edhe nënkryetar i parlamentit shqiptar. Zoti Idrizi tha se Greqia duhet të pranojë ekzistencën e çështjes çame dhe se duhet të heqë dorë nga ligji i luftës.
Në përgjigjen e tij, ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati tha se ende duhet punuar për të mbyllur kapitullin e diskutimeve për marrëdhëniet shqiptaro-greke në Luftën e Dytë Botërore.
Kreu i PDIU-se, Idrizi, kërkoi sqarime edhe nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla, nëse në punën e komisioneve të përbashkëta Shqipëri-Greqi, po adresohet çështja çame dhe vendi i saj në histori.
Ministri i jashtëm Bushati tha se gjatë vizitës se ministrit të jashtëm grek Kotzias në Shqipëri, javën e ardhshme, do të shihet mundësia e dialogut për adresimin e çështjeve pa cënuar marredhëniet diplomatike.