KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja ÇEZ”, kërkesa e PD mbështetet nga Meta, por Berisha abstenon
“Çështja ÇEZ”, kërkesa e PD mbështetet nga Meta, por Berisha abstenon

“Çështja ÇEZ”, kërkesa e PD mbështetet nga Meta, por Berisha abstenon

Pas një debati disa orësh parlamenti shqiptar nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Demorkatike për të futur në punimet e tij me proçedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të “Çështjes ÇEZ”. Pas kësaj nisma ligjore e demokratëve do të ndjeki proçedurën normale për diskutim dhe votim në parlament. Por ajo çka tërhoqi vemendje në seancën e të enjtes, veç debateve mes kreut të parlamentit Meta dhe ish kryeministrit Berisha, ishte rezultati i votimit. Ai u fiksua në shifrat 54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim. Ra në sy votimi pro i një pjese të grupit parlamentar të LSI, përfshirë vetë zotin Meta. Por habia më e madhe ishte abstenimi i ish kryeministrit Berisha dhe i disa deputetëve demokratë. Nëse ata do të kishin mbështetur kërkesën e tyre me votë, rezultati do të ishte pozitiv për opozitën. Ngjarjet e së enjtes në parlament mund të sjellin zhvillime interesante në të ardhmen.