KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Çështja ÇEZ” – KLSH përplaset me Gjiknurin
"Afera CEZ", Gjykata e Lartë rrëzon Kontrollin e Lartë të Shtetit

“Çështja ÇEZ” – KLSH përplaset me Gjiknurin

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka hedhur të mërkurën më shumë benzinë zjarrit midis opozitës së djathtë dhe qeverisë së majtë për “Çështjen ÇEZ”. Në një njoftim për mediat KLSH bëri të ditur se kishte kallzuar penalisht  Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri si dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka, duke i quajtur përgjegjës për humbjen e 479 milion eurove nga marrëveshja me kompaninë ceke ÇEZ shpërndarje, pasi kjo e fundit u largua gati brutalisht nga Shqipëria nga qeveria Berisha. KLSH jep në njoftim edhe detaje nga auditi i tij që ka zgjatur disa muaj.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Damian Gjiknuri. Në një deklaratë për mediat ai e konsideroi kallëzimin  e KLSH si një riprodhim të akuzave të PD për marrëveshjen me ÇEZ. “KLSH është vënë në shërbim të opozitës dhe se raporti nuk është i bazuar në ligj, por në akuzat e PD” tha zoti Gjiknuri. “Qeveria po përgatit të gjithë dosjen e plotë të cilën do t’ia vërë në dispozicion organit të akuzës me synim zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive që kanë patur drejtuesit më të lartë të shtetit dhe institucionet përkatëse, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në katrahurën që shkaktuan në sektorin energjitik që nga momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes” tha ministri Damian Gjiknuri.