KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çështja e e-maileve: DASH shuplakë Klintonit
hillary-clinton-emails-FBI-raid

Çështja e e-maileve: DASH shuplakë Klintonit

Në një moment kyç të fushatës elektorale në SHBA, Departamenti Amerikan i Shteti publikoi një raport, i cili mund të konsiderohet si një shuplake për Hillari Klinton. Departamenti amerikan i Shtetit ka arritur në përfundimin se Klinton dhe ish-sekretarë të tjerë të Shtetit, kanë shkelur udhëzimet e Departamentit të Shtetit për të shmangur rreziqet kibernetike, sipas një analize të brendshme, përfundimet e të cilës u bënë të ditura sot. Sipas analizës së inspektorit të përgjithshëm, përdorimi i e-mailit privat nga Klinton nuk ishte “një mënyrë e përshtatshme”. Kjo praktikë kishte filluar që para se Klinton të bëhej Sekretare Shteti, por fakti që ajo kishte kryer veprime pune në llogarinë private të postës elektronike, ishte përmendur si më serioze. Sipas DASH, Klinton ka dështuar në ndjekjen e rregullave pasi përdorimi i kësaj adrese personale është i ndaluar kategorikisht për postin e Sekretarit të Shtetit.