KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Haradinaj, avokati premton lirim me kusht
Gjykata e Kolmarit liron me kusht Haradinajn

Çështja Haradinaj, avokati premton lirim me kusht

Të enjten, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të dalë sërish para trupit gjykues në gjykatë e Kolmarit në Francë. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij në Kosovë, Arianit Koçi. Ai tha se ish-komandati i Zonës së Dukagjinit, do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar. Gjykata e Apelit në Francë,  vendosi javën e shkuar për qëndrimin e Haradinajt në paraburgim dhe njëkohësisht i dha Serbisë afat kohor që të depozitojë prova ndaj kreut të AAK-së. Haradinaj u arrestua disa ditë më parë nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, i vendosur mes dy shteteve, Zvicër dhe Francë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia që kërkon ekstradimin e Haradinajt në Beograd për ta gjykuar për krime lufte. Zoti Haradinaj është ballafaquar edhe dy hertë të tjera me drejtësinë  e Hagës, nga ku ka dalë i pafajshëm.