KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Kokëdhima” në Gjykatë Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Kokëdhima

“Çështja Kokëdhima” në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka nisur të mërkurën një seancë të posaçme ku po shqyrton kërkesën e parlamentit për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin të deputetit Koço Kokëdhima. Ai është akuzuar nga opozita se ka përfituar nga fondet publike ndërsa ka qenë deputet. Zoti Kokëdhima i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat dhe i ka konsideruar ato politike. Avokati i tij ka kërkuar rrëzimin e çështjes.
Veç zotit Kokëdhima, opozita ka akuzuar edhe dy deputetë të tjerë Lesakaj dhe Suli. Mandatet e tyre priten të diskutohen në seanca të tjera pas këmbënguljes gati në ekstrem të opozitës.