KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, rikthehet Prenga, opozita bojkoton komisionet
Konflikt me armë në Laç, arrestohet deputeti socialist Prenga

Parlament, rikthehet Prenga, opozita bojkoton komisionet

Në parlamentin shqiptar, opozita ka bojkotuar komisionet e përhershme të Ligjeve, Sigurisë Kombëtare dhe Medias, në shenjë proteste ndaj rikthimit në parlament të deputetit Armando Prenga. Javën e kaluar Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për deputetin Prenga. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje në ambiente publike, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje të personit. Në fillim të shtatorit të vitit të kaluar deputeti i cili më parë i përkiste PS, u përfshi në një konflikt të armatosur për çeshtje prone në Lagunën e Patokut. PS e përjashtoi Prengën nga grupi i saj parlamentar.
Ngjarja solli reagimin e ashpër të opozitës së djathtë e cila vazhdimisht kishte akuzuar maxhorancën dhe drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama se kishin ardhur në pushtet duke u mbështetur nga njerëz të inkriminuar.
PD mbi këtë ngjarje dhe disa të tjera ngriti kauzën e dekriminalizimit të politikës shqiptare duke e ndërkombëtarizuar problemin. Tashmë pas kthimit të deputetit Prenga në parlament pritet që grupi parlamentar i Partisë Demokratike, të mbajë një qëndrim të ri.