KRYEFAQJA » LAJME » “Çështja Roshi”, prokuroria nis hetimet
Rroshi kalon në "arrest shtëpie"

“Çështja Roshi”, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetimet ndaj ish kryetari të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, pasi ka dyshime se ai ka falsifikuar dokumentet me rastin e deklarimit të formularit për dekriminalizimit. Sipas prokurorisë Rroshi nuk ka vetëdeklaruar dënimin e dhënë ndaj tij nga drejtësia italiane në fillim të viteve ’90. Një ditë më parë zoti Roshi dha dorëheqjen, por tha se ndjehet i befasuar pasi nuk kishte dijeni se ishte dënuar gjatë kohës së qëndrimi në një kamp refugjatësh në Itali, ndërsa ishte vetëm 16 vjeç. Të martën qindra bashkëqytetarë të tij kanë shprehur kundërshtimin e tyre dhe kanë kërkuar rikthimin e zotit Roshi në krye të bashkisë, duke e cilësuar si hero të qytetit. Vetë ai ka shkuar pranë mbështetësve të tij dhe ka premtuar se do vërtetojë pafajësinë e tij e do të rikthehet në krye të bashkisë. Por ai tashmë është i pari zyrtar për të cilin kanë nisur hetimet pas ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq ka spekulime se priten edhe raste të tjera. Opozita ka ana e saj thotë se duhet të japin dorëheqje edhe zyrtarë të tjerë nga e majta, e po kështu pretendon maxhoranca për disa deputetë e zyrtarë të djathtë.