KRYEFAQJA » LAJME » ÇEZ, do të thirret deshmitar ish kryeministri Sali Berisha
ÇEZ, do të thirret deshmitar ish kryeministri Sali Berisha

ÇEZ, do të thirret deshmitar ish kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrat përgjegjës të ekonomisë dhe energjisë gjatë qeverisë së tij, janë në listën e dëshmitarëve që do të thirren para Komisionit Hetimor për Privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, një komision ky i kërkuar nga partia socialiste. Në mbledhjen e parë të konstituimit, ku ishin prezent vetëm përfaqësuesit e mazhorancës, kryetari i komisionit Taulant Balla bëri një përmbledhje të situatës, që prej nënshkrimit të kontratës me çekët e CEZ. Sipas tij, shtetit i është shkaktuar një dëm që arrin në vlerën e 414 milionë eurove. Krahas këtij komisioni të ngritur nga PS për zbardhjen e çështjes Cez ka edhe një tjetër komision hetimor nga opozita. Demokratët do të përqëndrohen tek zgjidhja me mirëkuptim e kontratës me kompaninë çeke “CEZ” nga qeveria aktuale, sepse kjo marrëveshje sipas tyre ka shkaktuar një dëm prej 500 milion euro.