KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çfarë pritet pas daljes së BM nga BE?
Çfarë pritet pas daljes së BM nga BE?

Çfarë pritet pas daljes së BM nga BE?

Vendimi i shumicës së britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian, ka shtruar pyetjen se çfarë do të ndodhë më tej.
Fillimisht ka patur një zhvlerësim të fortë të paundit britanik dhe një paqëndrueshmëri në tregjet kapitale. Paundi ra menjëherë 10 për qind, në krahasim me dollarin.
Më 28 qershor pritet të mblidhet Këshilli i Europës, ku Britania e Madhe do të formalizojë kërkesën për tërheqje. Proçedurat parashikohet të zgjasin deri në 2 vjet, ku Britania duhet të rishikoje të gjitha marrëveshjet.
Marrëveshja përfundimtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian do të miratohet nga Parlamenti Europian dhe ai britanik me shumicë të cilësuar.
Gjithashu britanikët do të humbin lirinë e lëvizjes për punë dhe për shërbime publike në vendet e BE.