KRYEFAQJA » LAJME » Chip-i që arkivon në 5D miliona të dhëna përjetësisht
Chip-i që arkivon në 5D miliona të dhëna përjetësisht

Chip-i që arkivon në 5D miliona të dhëna përjetësisht

Të mbyllësh të gjithë kulturën e njerëzimit në një chip. Është ajo që do të bëjmë falë zbulimit të shkencëtarëve të Universitetit të Sauthemptonit, në Mbretërinë e Bashkuar, që pas disa vite kërkimesh kanë bërë një objekt të ri me trashësi pak më të madhe se një qime floku në gjendje të memorizojë deri në 360 terabyte të dhëna.

Përveç kësaj kjo teknologji është ndërtuar për të zgjatur përjetësisht: disqet e arkivimit durojnë një temperaturë deri 1000° C dhe, nëse mbahen në një temperaturë deri në 190° C, mund të funksionojnë për 13,8 miliardë vjetë (pak a shumë mosha e Universit sot).

Chip-et janë bërë me qelq silici: pulsime të ndritshme me lazer vëndosin në sipërfaqen e tyre pika mikroskopike që munden të arkivojnë deri në tre bit informacione secili. Vijat e pikave vendosen njëra mbi tjetrën në tre shtresa, që arrijnë trashësinë e një floku. Në këtë mënyrë të dhënat memorizohen në 5D: tri përmasave të vendit të pikës mbi qelq u shtohen fuqia dhe polarizimi (ose forma e valës) me të cilat lazeri “vizaton” pikën.

Por karakteristika vërtet e veçantë e chip-it të ri nuk është aq shumë aftësia për të arkivuar në pesë përmasa, se sa qëndrueshmëria e tij në kohë, edhe në kushte të skajshme. Ky objekt i vogël është në gjendje të ruajë për miliarda vjetë sasi shumë të mëdha të dhënash (360 terabyte, të krahasuar me 180 milionë e-book) dhe t’i ruajë edhe kur termometri shënon njëmijë gradë Celsius.

Siç shpjegoi profesori Peter Kazansky i ORC-së (Optoelectronic Research Centre, Qendra e Kërkimeve Optoelektronike), “kjo teknologji mund të garantojë mbijetesën e qytetërimit tonë: gjithçka çfarë kemi mësuar nuk do të harrohet kurrë”. Me kusht që të mos harrohet teknologjia që shërben për të lexuar këto disqe.