KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çikago, anullohet takimi i Donald Tramp
donald trup cikago anullohet takimi protesta

Çikago, anullohet takimi i Donald Tramp

Një takim elektoral i Donald Tramp që do të zhvillohej në mjediset e Universitetit të Ilinoisit në Çikago mbrëmjen e së premtes, u anullua për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij, të shkaktuara nga përplasjet mes mbështetësve dhe protestuesve kundër kandidatit. Policia e Çikagos njoftoi se dy oficerë u plagosën, dhe të paktën dy civilë u dërguan në spital. Pesë persona janë ndaluar nga policia.

Takimi u anullua rreth gjysëm ore para se të fillonte, pasi mijëra mbështetës të Tramp dhe protestues kundër tij hynë në mjediset e universitetit, pasi ishin regjistruar online për të marrë pjesë në event. Mijëra të tjerë u mblodhën jashtë, të rrethuar nga një perimetër policor. Kaosi filloi kur u njoftua anullimi i takimit. Dhuna po bëhet diçka e zakonshme në takimet elektorale të Tramp, pas akteve të tilla në Sent Ljuis dhe në Karolinën e Veriut.