KRYEFAQJA » LAJME » Cizre, të vrarë e të plagosur nga shpërthimi i një makine bombë
EPA/CEM TURKEL

Cizre, të vrarë e të plagosur nga shpërthimi i një makine bombë

Tetë policë humbën jetën dhe më shumë se 45 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një makine bombë pranë një godine policore në qytetin juglindor të Cizres në Turqi. Shpërthimi ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit, me orën lokale, dhe pamjet e xhiruara nga agjencia turke e lajmeve “Doha” tregojnë godinën shumëkatëshe të kthyer në rrënoja. Është akoma e paqartë se kush e ndërmorri sulmin, por mediat turke fajësuan Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gjatë muajve të fundit, në qytetin e Cizres është vendosur disa herë shtetrrethimi, pas përballjeve dhe luftimeve mes autoriteteve turke dhe pjestarëve të PPK në atë qytet.