KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Clinton përforcon avantazhin në sondazhe ndaj Trump
Clinton përforcon avantazhin në sondazhe ndaj Trump
Latest Election Polls 2016 - The New York Times

Clinton përforcon avantazhin në sondazhe ndaj Trump

Hillary Clinton e përforcon avantazhin në sondazhe kundrejt kundërshtarit Donald Trump në nivelin kombëtar. Sipas një sondazhi të Monmouth University, Clinton është përpara me 12 pikë, me 50% të preferencave kundër 38% që ka Trump. Tre javë më parë, Clinton, ishte kishte një avantazh prej katër pikësh në përqindje kundrejt Trump, 46%-42%. Mbështetësit e kandidates demokrate kanë një rritje gëzimi dhe si shkak i kësaj rriten edhe mundësitë për ta votuar, pohon Patrick Murray, përgjegjës i sondazhit të Monmouth University.

Akuzat e ditëve të fundit për ngacmime seksuale në drejtim të Trump duket se kanë patur një rol të madh në rënien e tij në sondazhe. Sondazhi i Monmouth University pohon pra avantazhin e Clinton që, sipas CNN-it, është vetëm tetë pikë në nivelin kombëtar, dhe se dy kandidatët janë kokë më kokë në sondazhet e bëra për Ohajon, Karolinën e Veriut dhe Nevadën.

Le t’i hedhim një sy të gjitha sondazheve më të reja të bëra pak ditë më parë, pra duke filluar nga data 8 tetor deri me 16 tetor 2016. GWU/Battleground (8-13 tetor), Clinton 47% – Trump 39% dhe Clinton +8 pikë. NBC News/Wall Street Journal (10-13 tetor), Clinton 48% – Trump 37% dhe Clinton +11 pikë. ABC News/Washington Post (10-13 tetor), Clinton 47% – Trump 43% dhe Clinton +4 pikë. Politico/Morning Consult (13-15 tetor), Clinton 46% – Trump 41% dhe Clinton +5 pikë. UPI/CVoter (10-16 tetor), Clinton 50% – Trump 46% dhe Clinton +4 pikë. CBS News (12-16 tetor), Clinton 51% – Trump 40% dhe Clinton +11 pikë. Rasmussen (13-16 tetor), Clinton 43% – Trump 41% dhe Clinton +2 pikë. Monmouth University (14-16 tetor), Clinton 50% – Trump 38% dhe Clinton +12 pikë.

Nga këto sondazhe del një avantazh i padiskutueshëm i Hillary Clinton. Edhe Rasmussen që gjatë gjithë muajve nxirrte kandidatin republikan në avantazh, në këtë të fundit edhe pse me një avantazh minimal ka nxjerrë kandidaten demokrate në krye me dy pikë. Në sondazhin e përgjithshëm kombëtar Clinton ka 46% ndërsa Tramp ka 40%, pra Clinton është +6 pikë para Trump. Mundësitë për ta fituar këtë betejë zgjedhore i ka ish-Firs Lady me 91% kundrejt 9% të businessman-it Trump.