KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Clinton: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së përmes sulmeve kibernetike
EPA/CRISTOBAL HERRERA
EPA/CRISTOBAL HERRERA

Clinton: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së përmes sulmeve kibernetike

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, shprehu shqetësimin e saj për ndërhyrjet e rënda të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. “Përfshirja e mundshme e rusëve në piraterinë informatike që shënjestroi Partinë Demokrate në korrik ngre pyetje serioze për sa i përket përfshirjes së mundshme të rusëve në procesin tonë zgjedhor”, deklaroi Hillary Clinton para gazetarëve. Kandidatja, që ndodhej në bordin e avionit që fluturonte për në Ilinois ku do të zhvillojë një takim, vlerësoi se “kundërshtari i saj Donald Trump inkurajon Moskën që ta përgjojë”. Clinton tha se kundërshtari i saj, kandidati republikan, Donald Trump, ka një “tërheqje të çuditshme” nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe “diktatorët e tjerë dhe se ai ose është duke punuar për Rusinë ose duke e nxitur Rusinë të ndërhyjë. “Është intigruese sepse ky aktivitet ka ndodhur në kohën kur Trump është nominuar”, tha Clinton. Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe ekspertët besojnë se ndërhyrja e hakerëve në emailet e Partisë Demokraike, në pranverë, është orkestruar nga inteligjenca ruse.