KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çlirohet qyteti sirian
terroristet siri manastir isis forcat ruse

Çlirohet qyteti sirian

Ushtria siriane, e mbështeur nga forcat ajrore ruse, ka shkatërruar një qëndër komandoje që grupi terrorist i shtetit islamik kishte ngritur pranë një manastiri të krishterë në qytetin e Kuariatein. Operacioni i shkatërrimit të qëndrës së komandos ishte pjese e fushatës që ushtria siriane ndërmorri për çlirimin e qytetit te Kuariatein, i ndodhur në jug të provincës Homs. Ky qytet që shërbente si një pikë strategjike përmes së cilës militantët kontrollonin territoret e tyre në Homs, tashmë mund të konsiderohet tërësisht ë çliruar.