KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Çmimet e MTV-së; Triumfon Beyonce
beyonce, mtv, show, smile, 2016, billboard,

Çmimet e MTV-së; Triumfon Beyonce

Beyonce është këngëtarja që triumfoi mbrëmjen e 28 gushtit në ceremoninë madhështore të çmimeve MTV. Këngëtarja amerikane rrembeu tetë statuja, midis të cilave ajo e videos së vitit me këngën “Formation” dhe videon më të mirë femërore me “Hold Up”. Pop stari performoi për 15 minuta këngët e marra nga albumi “Lemonade”. Rihanna, ishte këngëtarja që hapi dhe mbylli spektaklin që zgjati tre orë. Ajo u nderua me çmimin “Michael Jackson Vanguard Award”, nderimi më i lartë i Video Music Awards.  Sa i përket çmimeve të tjera video më e mirë në kategorinë Best Male Video shkoi për Calvin Harris me këngën “This is what you came for”.
Fifth Harmony me këngën “Work From Home’’ fitoi çmimin bashkëpunimi më i mirë. Best Hip Hop Video u fitua nga Drake. Gjatë dhënies së çmimit Drake zbuloi edhe lidhjen e tij me këngëtaren nga Barbadosi.
”Jam dashuruar me të qëkur isha 22 vjeç” shtoi Drake para se ta puthte Rihanën e cila u shpreh se ia dedikonte çmimin vendit të saj dhe grave me ngjyrë. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ishin të pranishme edhe këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha ku kjo e fundit këndoi së bashku me Britney Spears e cila prej 10 vitesh i mungonte skenës se MTV-së duke tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve.