KRYEFAQJA » LAJME » Çmimet e TPL-ve rriten deri në 25% 
tpl, cmimet, rriten me 25 perqind

Çmimet e TPL-ve rriten deri në 25% 

Dy ditë pas rritjes së papritur të çmimit të policave të sigurimit me 25%, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare përmes një njoftimi në faqen zyrtare, sqaron se tregu i sigurimeve që prej gushtit të 2011 është i liberalizuar ndaj tarifat përcaktohen nga vet kompanitë e sigurimeve. Sipas AMF bazuar në këtë kuadër ligjor, autoriteti miraton rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të detyrueshëm, si dhe nivelin e provigjoneve teknike, por nuk miraton cmimet e sigurimit.

“Në këtë këndvështrim, për të ruajtur ekuilibrat ekonomikë, në përcaktimin e çmimeve, shoqëritëe sigurimit marrin parasysh njs sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura. Ndër faktorët përcaktues të çmimit te sigurimit të detyrueshëm motorik janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.”

Nga ana tjetër Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaron se primet e rrezikut që përcaktohen nga ky autoritet janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto.

Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshem ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike.

Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, AMF sqaron se ka përfunduar zbatimin teknik i këtij sistemi, si dhe është përgatitur një draft-rregullore e cila pritet të miratohet në kuadrin e ndryshimeve të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.