KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çmimi i naftës bie edhe më tej

Çmimi i naftës bie edhe më tej

Çmimet e naftës ranë në bursat ndërkombëtare në nivelin më të ulët që prej shtatë vitesh, për shkak të mosreagimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) si dhe nga mbingopja e tregjeve. Çmimi i naftës në Nju Jork arriti në 37,6 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej vitit 2009.Ndërsa në Londër, në bursën “Brent”, referencë evropiane për çmimin e naftës, çmimi për fuçi arriti në 40,6 dollarë. Për krahasim, në vitin 2014 nafta arriti kuotën e 108 dollarëve për fuci. Rënia u reflektua sot në të gjitha bursat e tjera të mëdha. OPEKu i qëndroi besnik pozicionit të marrë një vit më parë për të mos ndryshuar nivelin e prodhimit prej 3 milione fuqish ne ditë ndërsa specialistët e tregjeve thonë se cmimi i ulët i naftës është faktor pozitiv për rritjen ekonomike. Disa nga ekspertët më të guximshëm mendojnë se cmimet e naftës do të vazhdojnë të bien dhe nuk përjashtohet të arrije në 20 dollarë për fuci.