KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Çmimi Nobel për kiminë
cmimi-nobel-per-kimine

Çmimi Nobel për kiminë

Çmimin Nobel në Kimi ketë vit e fituan tre shkencetarë, një francez, një skocez dhe një hollandez. Çmimi iu akordua për studimin e tyre mbi nanomakinat. Shkencëtarët u vlerësuan nga Akademia suedeze pasi ata kanë konceptuar makinën më të vogël në botë duke studiuar lëvizjen e kontrolluar të molekulës. Një kërkim i tillë studimor do të ndihmojë në zhvillimet e mëtejshme të materieve të reja. Të tre fituesit do të ndajnë mes tyre vlerën prej 8 milionë koronash suedeze, rreth 727 mijë paund, për dizenjimin dhe sintetizimin e një makinerie të tillë në përmasa molekulare.