KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Colin Powell: Trump, një turp kombëtar
colin powell, trump, turp kombetar, sekretar i shtetit

Colin Powell: Trump, një turp kombëtar

Ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell, një gjeneral në pension me katër yje, i cili ka shërbyer nën tre presidentë republikanë, e ka quajtur kandidatin e Partise republikane, Donald Trump si “një turp kombëtar”, thuhet në emailet e tij personale, të parë nga Baz Fid News. Vërejtjet janë bërë në 17 qershor 2016, në një e-mail për Emili Miller, një gazetare e cila ishte dikur ndihmëse e Powellit. Në të njëjtin email, Powell shkruan se Trumpi “po shkatërron veten e tij, nuk ka nevojë për demokratët që ta sulmojnë atë. Mesazhet, ekzistenca e të cilave ështe raportuar fillimisht nga “BuzzFeed”,  janë postuar në “Disi liks”, një organizatë të lidhur me publikimet e emaileve të tjera të figurave të profilit të lartë. Pouell, i cili mbikqyri Departamentin e Shtetit gjatë fillimit të administrimit të George W. Bush, nuk e ka marrë ndonjëherë seriozisht kandidimin e Trumpit.