KRYEFAQJA » LAJME » Conte i jep lamtumirën kombëtares së kaltër
"Ndjej se duhet të kthehem si trajner i një klubi duke pasur kështu mundësinë që të stërvis çdo ditë". Kështu u shpreh trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Antonio Conte, duke përforcuar kështu lamtumirën nga kombëtarja e kaltër në përfundim të Euro 2016 që mbahet në Francë nga data 10 qershor deri me 10 korrik. Conte, nëpërmjet faqes së vet në Facebook, nënvizon se "në këtë çast përqendrimi ynë maksimal është vetëm tek europiani. Kush më njeh e di që puna ime do të jetë shumë e madhe". Largimi i trajnerit italian ka rëndësi edhe për kombëtaren kuq e zi. Shqipëria dhe Italia janë në të njëjtin grup për eliminatoret e botërorit 2018 që do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri me 15 korrik. Në grupin G, kuq e zinjtë dhe të kaltrit do të kenë përballë Spanjën, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin. Përballja e parë mes dy skuadrave do të jetë në Itali me 27 mars 2017 dhe e dyta në Shqipëri me 9 tetor 2017. Federata Italiane e Futbollit tani duhet të punojë për të gjetur trashëgimtarin e tij, mundësisht brenda qershorit. Sipas së përditshmes italiane "Gazzetta dello Sport" trajneri më i mundshëm për ta zëvendësuar, pasi Conte ka shprehur dëshirën që të shkojë te Çelësi, është Roberto Donadoni që ndiqet nga Claudio Ranieri dhe Giampiero Ventura. Në sfond duket edhe Fabio Capello.

Conte i jep lamtumirën kombëtares së kaltër

“Ndjej se duhet të kthehem si trajner i një klubi duke pasur kështu mundësinë që të stërvis çdo ditë”. Kështu u shpreh trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Antonio Conte, duke përforcuar kështu lamtumirën nga kombëtarja e kaltër në përfundim të Euro 2016 që mbahet në Francë nga data 10 qershor deri me 10 korrik.

Conte, nëpërmjet faqes së vet në Facebook, nënvizon se “në këtë çast përqendrimi ynë maksimal është vetëm tek europiani. Kush më njeh e di që puna ime do të jetë shumë e madhe”.

Largimi i trajnerit italian ka rëndësi edhe për kombëtaren kuq e zi. Shqipëria dhe Italia janë në të njëjtin grup për eliminatoret e botërorit 2018 që do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri me 15 korrik. Në grupin G, kuq e zinjtë dhe të kaltrit do të kenë përballë Spanjën, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin. Përballja e parë mes dy skuadrave do të jetë në Itali me 27 mars 2017 dhe e dyta në Shqipëri me 9 tetor 2017.

Federata Italiane e Futbollit tani duhet të punojë për të gjetur trashëgimtarin e tij, mundësisht brenda qershorit. Sipas së përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport” trajneri më i mundshëm për ta zëvendësuar, pasi Conte ka shprehur dëshirën që të shkojë te Çelësi, është Roberto Donadoni që ndiqet nga Claudio Ranieri dhe Giampiero Ventura. Në sfond duket edhe Fabio Capello.