KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Copa America, Kolumbia fiton vendin e tretë
copa america, kolumbi vs shba, fituesi, vendi i trete

Copa America, Kolumbia fiton vendin e tretë

Kolumbia është fituese e vendit të tretë në edicionin e 100 të Kupës së Amerikës në futboll. Një gol i shënuar nga sulmuesi i Milanit Carlos Bacca firmosi fitoren e amerikano latinëve 1-0 ndaj vendit organizator Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ndeshje emocionuese që në fund shpall fitues Kolumbinë që kthehet në podium pas 15 vitesh. Ashtu si në fazën e grupeve Kolumbia fitoi sërisht ndaj SHBA. Rasti i parë i lojës i takon Kolumbisë në minutën e 12 teksa James Rodriguez godet nga jashtë zone dhe Hoëard grusht. Ndërsa në minutën e 31 vjen goli i avantazhit. Një aksion i mrekullueshëm i Juan Cuadrados që shërben për James. Ky me një top të bukur shërben brenda zonës Arias i cili pason tek Bacca dhe mposht portierin Hoëard. Në pjesën e dytë SHBA shkon pranë golit me Dempsey por Ospina shpëton kolumbianët. Në minutën e 61 Cuadrado godet nga jashtë zone duke parë dhe daljen e Hoëard por topi ndalet nga traversa. Ndërsa nje aksion më pas është shtylla që ndalon Amerikën duke i thënë jo gjuajtjes së Wood. Pjesa e mbetur e lojës nuk dhuron më gola por vetëm dy kartona të kuq nga një për secilën skuadër, Orozco për SHBA dhe Arias për Kolumbinë. Tashmë e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në finalen e Kupës së Amerikës që do të luhet në orën 2 pas mesnatës të së dielës mes Argjentinës dhe Kilit.