KRYEFAQJA » LAJME » Cortana e Microsoftit, tashmë dhe për iOS.
microsoft cortana aplikacioni per ios dhe windows

Cortana e Microsoftit, tashmë dhe për iOS.

Microsoft së fundmi ka publikuar në faqen e tij zyrtare një njoftim mjaft interesant për ata që duan ta ndihmojnë kompaninë të testoje Cortanën, në një pajisje iOS. Cortana është ndihmësja përsonale e kompanisë, siç është Siri për Apple.

Cortana është e disponueshme për Android, dhe sigurisht, Windows 10.

Të interesuarit që duan ta testojnë Cortanën ne iOS, mund të regjistrohen duke plotësuar një formular të detajuar, ku ndër te tjera tregojne sa shpesh e përdorin aplikacionin, tipin e pajisjes iOS dhe sistemin që kane të instaluar nëpër pajisjet e tyre.

Microsoft ka deklaruar se kërkon “një numër të limituar” njerëzish nga Amerika dhe Kina për të testuar një version paraprak të aplikacionit. Por për iOS, aplikacioni nuk do të ketë të gjitha veçoritë e tij, si për shembull “Hej Cortana” që përdoret për të hapur telefonin – veçori e cila nuk lejohet nga Apple për telefonat e tyre. Gjithsesi, përdoruesit presin të bashkëbisedojnë me telefonin e tyre nëpërmjet zërit, duke kërkuar parashikimin e motit dhe disa opsione të tjera.