KRYEFAQJA » LAJME » Daçiç në Sofje: Serbia pranon vetëm statusin neutral të Këshillit të Evropës për Kosovën
dacic

Daçiç në Sofje: Serbia pranon vetëm statusin neutral të Këshillit të Evropës për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot në Sofje se për Serbinë është i pranueshëm vetëm statusi neutral i Këshillit të Evropës në Kosovë, duke respektuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 12 44. “Ne presim që Këshilli i Evropës të vazhdojë të respektojë në vazhdimësi këto parime”, ka thënë Daçiç, duke iu drejtuar pjesëmarrësve të takimit të 126-ministror të Këshillit të Evropës. Daçiç ka treguar se është e pakontestueshme se Evropa është prova e madhe e tolerancës dhe solidaritetit në shumë fusha. “Dua t’ju kujtoj bashkëpunimin që ka treguar Serbia me pranimin e ndërveprimit të Këshillit të Evropës me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë në cilësinë e tyre funksionale”, ka thënë Daçiç. Sipas tij, Këshilli i Evropës në Kosovë duhet të angazhohet për zbatimin efektiv të parimeve dhe standardeve në fushën e të drejtave të demokracisë, njeriut, minoriteteve, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.