KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Daka, sulme gjatë faljes së Bajramit. 2 persona humbin jetën.
dhaka, banglades, sulme, 2 te vdekur, falja e bajramit

Daka, sulme gjatë faljes së Bajramit. 2 persona humbin jetën.

Dy persona humbën jetën këtë mëngjes në Bangladesh, pasi disa persona të armatosur sulmuan me armë dhe bomba një mjedis ku rreth 100 mijë persona ishin mbledhur për faljen e festës së Bajramit. Një oficer policie dhe një militant i dyshuar u vranë dhe të paktën nëntë policë u plagosën gjatë përplasjes mes tyre. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Sholakia, rreth 90 kilometra në verilindje të kryeqytetit Daka. Incidenti ndodhi disa dite pasi 28 persona humbën jetën gjatë një pengmarrjeje në kryeqytetin Daka, mes të cilëve 20 nga viktimat ishin pengje, dy policë dhe gjashtë agresorë. Shumë nga pengjet ishin shtetas italianë, japonezë dhe indianë, çka ka rritur shqetësimin për përshakllëzimin e dhunës ekstremiste në Bangladesh.