KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dalja e Britanisë nga BE, dorëhiqet kryeministri Cameron
David-Cameron-EU-Referendum

Dalja e Britanisë nga BE, dorëhiqet kryeministri Cameron

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar se tashmë vendi ka nevojë për një lidership të ri, që të fillojë rinegocimin me Bashkimin Europian. Në një konferencë pas rezultatit të referendumit, Cameron tha se do të vazhdojë të qëndrojë edhe për tre muaj në krye të qeverisë, për t’i hapur më tej rrugën një lideri të ri. Duke respektuar vendimin e qytetarëve të Britanisë, Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE, Britania është një ekonomi e fortë.
“Britanikët kanë votuar për t’u larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që t’ju uroj edhe ju që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë. E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë. Çdo gjë e ka një zgjidhje, Ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se i jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua. Besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër. Unë do të bëj çështë e mundur që Britania të ecë në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë. Është e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe.