KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dalja e Britanisë nga BE, liderët: Duhet të reflektojmë mbi të ardhmen e Unionit
Great Britain Flag as Piece of European Union Cake

Dalja e Britanisë nga BE, liderët: Duhet të reflektojmë mbi të ardhmen e Unionit

Europian Donald Tusk, mbajti një konferencë duke thënë se dalja e Britanisë nga BE është një moment dramatik e sidomos për BE-në. Ai u shpreh se unioni është i përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm dhe se do të zhvillojë një takim me liderët e 27 vendeve anëtare gjatë javës së ardhshme. Tusk nënvizoi se blloku do të ruajë unitetin me pjesën e mbetur të shteteve anëtare. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz. Ai u shpreh se vullneti i qytetarëve duhet respektuar dhe se procedura e daljes duhet të kryehet sa më shpejt. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi se kjo është një ditë e trishtë për Britaninë e Madhe. Por nuk ka qënë e të njëjtit mendim liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, e cila shkruan se dalja e Britanisë nga unioni është një fitore për demokracinë. Ndërkohë, lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn u shpreh se qeveria duhet që shumë shpejt të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Bashkimit Europian për të nisur procedurat e daljes. Pas largimit të Britanisë nga BE ka reaguar edhe guverantori i Bankës së Anglisë, Mark Carney i cili tha se ndikimet priten të jenë 10 herë më të mëdha sesa efektet e krizës globale. Po ashtu ai tha se Banka e Anglisë është e gatshme për të rregulluar paqëndrueshmërinë e tregut. Ndërsa kryeministri italian Matteo Renzi në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbledhur me urgjencë ministrat e qeverisë së tij. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe Guvernatori i Bankës Italiane Ignazio Visco. “Është një shok politik, një lajm mjaft i keq për të gjthë ne, që na çon drejt të së panjohurës” është komenti i Sekretarit të shtetit në qeverinë Renzi për Cështjet Europian, Sandro Gozzi. “Procedura e daljes së Britanisë së Madhe nga BE mund të zgjasë 2 vjet e është në interesin tonë që kjo dalje të jetë sa më e shpejtë, e qartë e me zgjidhjet më të mira të mundshme. Nuk duam të ecim përpara në paqartësi.”