KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dalja e Britanisë nga BE, procesi nis në mars 2017
brexit, mes marsi, 2017, dalja e britanise, nga be

Dalja e Britanisë nga BE, procesi nis në mars 2017

Britania do të nise procesin e daljes nga BE-ja në mars të vitit 2017. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej ka thënë se qeveria e saj do të nise procesin formal për daljen nga Bashkimi Evropian, në fund të muajit mars 2017. Mej ka konfrimuar këtë afat për tërheqje nga Artikulli 50 i Traktatit të Lisbonës, në një intervistë dhënë sot per BBC-në. Ky traktat vendos rregullat që bisedimet për vendet që largohen nga blloku, duhet të zgjasin dy vjet. Kryeministrja Mej ka thënë se ajo do të jap detaje të tjera për këtë proces në një fjalim që do të mbajë në konferencën vjetore të Partisë Konservatore. Mej do të heqë Aktin Komuniteteve Europiane 1972 nga libri statutit, thotë “BBC”. Qeveria gjithashtu do të parashikojë të gjitha ligjet ekzistuese të BE-së në një ligj britanik.