KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dalja e Britanisë nga BE shqetëson tregjet botërore
Brexit text with British and Eu flags illustration

Dalja e Britanisë nga BE shqetëson tregjet botërore

Tregjet botërore të aksioneve kanë kaluar ditën më të keqe, pasi janë shtuar shqetësimet për daljen e mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, veprim që njihet me shkurtesën ‘Brexit’. Kjo gjë shihet si veprim që mund ta dëmtojë gjithë ekonominë botërore. Indeksi i aksioneve nga Shangai në Paris dhe Nju Jork, më 10 qershor kanë shënuar rënie, ndërsa sondazhet kanë treguar për mundësinë e daljes së Britanisë nga BE përmes referendumit të 23 qershorit. Liderët botërorë kanë paralajmëruar se dalja e Britanisë nga BE mund të turbullojë tregun dhe mund të shkaktojë edhe shkurtime në treg. Kjo do të dëmtonte para së gjithash Britaninë, dhe do t’i shkaktonte dëme edhe ekonomisë globale.