KRYEFAQJA » LAJME » Danielson: Çelja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga Reforma në Drejtësi
Danielson: Çelja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga Reforma në Drejtësi

Danielson: Çelja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga Reforma në Drejtësi

Drejtori i përgjithshëm per zgjerimin në Komisionin Europian, Kristian Danielson, shprehu mbështjen europiane për reformat në Shqipëri, ndërsa theksoi se çelja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga Reforma në Drejtësi, e në veçanti nga zbatimi i Ligjit të Vetingut. Duke folur të mërkurën në Tiranë në një konferecë të përbashkët për shtyp me ministren shqiptare të integrimit Klajda Gjosha, zoti Danielson tha se “Ky është rekomandimi i Komisionit që të diskutohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të arrijnë gjykimin e tyre në muajin dhjetor. Do të jenë përpjekjet dhe meritat e Shqipërisë, ato që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian e ka bërë në mënyrë të qartë se kjo do të jetë në varësi të zbatimit të besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të zbatimit të Vettingut” kujtoi zyrtari i lartë i KE.
Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në Shqipëri, të cilat çuan në dhënien e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian, ministrja e integrimit Klajda Gjosha, theksoi se procesi i vetingut duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur. “Ne duhet të presim vendet anëtare për vendimin e dhjetorit. Data në vetvete nuk është shumë e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është presioni që të gjithë ne duhet të bëjmë për të nisur sa më parë procesin e Vettingut, procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha zonja Gjosha.
Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Europian, Kristian Danielson bëri të ditur se vetëm për mbështetjen e Reform◄s në Drejtësi Bashkimi Europian do të japë një fond prej 70 milionë eurosh.