KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Danimarkë, shënohet rasti i parë i virusit Zika
Danimarkë, shënohet rasti i parë i virusit Zika

Danimarkë, shënohet rasti i parë i virusit Zika

Është shënuar në Danimarkë rasti i parë i sëmundjes së virusit Zika, që shkakton deformime tek të porsalindurit. Një shtetas danez, i cili kishte udhëtuar jashtë vendit, rezultoi pozitiv pasi bëri testin për virusin që transmetohet nga mushkonjat. Pacienti, u diagnostikua dje, pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Amerikën qëndrore dhe jugore. Aktualisth ai po trajtohet në Spitalin universitar të Arhusit. Ky rast i shtohet edhe rasteve të tjera të zbuluara në Britani, Zvicër, Spanjë dhe Itali.