KRYEFAQJA » LAJME » DASH: Miratimi i Reformës në Drejtësi, hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare
DASH: Miratimi i Reformës në Drejtësi, hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare

DASH: Miratimi i Reformës në Drejtësi, hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si një një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa ka shprehur gadishmërinë për ta mbështetur Shqipërinë për implementimin e kësaj reforme. Në një deklaratë të posaçme të zëdhënëses së DASH, Elizabeth Trudeau nënvizohet se “SHBA urojnë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Aprovimi unanim i reformës është një mesazh i fortë i bashkimit kombëtar”.
Deklarata vlerëson se “udhëheqësit shqiptarë e kanë futur vendin në shinat e duhura të drejtësisë dhe historisë dhe kanë avancuar ato të anëtarësisë në NATO”. DASH e ka cilësuar miratimin e reformës si “… një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim”.