KRYEFAQJA » LAJME » Bota » DASH rihap hetimin për e-mailet e Klinton
hillary-clinton-emails-FBI-raid

DASH rihap hetimin për e-mailet e Klinton

Departamenti amerikan i Shtetit do të rihapë një hetim të brendshëm për keqmenaxhimin e mundshëm të informacioneve të fshehta nga ana e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, kanë thënë mbrëmë zyrtarët. Ndihmësit e afërt të zonjës Clinton, tashmë janë larguar nga ky departament, por ata ende mund të ballafaqohen me humbjen e pastërtisë së sigurisë, që mund t’i dëmtojë shpresat e tyre për të pasur një post të lartë nëse ajo zgjedhet presidente e Shteteve të Bashkuara. Departamenti amerikan i shtetit, në janar të këtij viti kishte filluar një hetim të brendshëm, pasi ishte shpallur se 22 e-maile të zonjës Clinton nga serveri privat, ishin me “fshehtësi të lartë”. Ky hetim ishte pezulluar në prill, në mënyrë që të mos bëhej përzierje e hetimeve me agjencinë FBI. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se hetimi rihapet pasi Departamenti i drejtësisë vendosi që të mos paraqesë asnjë akuzë penale.