KRYEFAQJA » LAJME » DASH vlerëson Shqipërinë në mbështetje të luftës kundër terrorizmit
DASH: Miratimi i Reformës në Drejtësi, hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare

DASH vlerëson Shqipërinë në mbështetje të luftës kundër terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë gjatë vitit 2015 në vazhdimin e mbështetjes së luftës kundër terrorizmit. Në raportin e vitit për vendet, Shqipëria përcaktohet të ketë qenë një mbështetës i fortë për përpjekjet e antiterrorizmit duke vazhduar pjesëmarrjen e saj në koalicionin global kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe ISIL. Në këtë vlerësim bëhet i ditur kontributi si dhurim domethënës armësh dhe municionesh për forcat në veri të Irakut. Duke vlerësuar se kërcënimi global nga ISIS është rritur, pasi rrënjët e Shtetit Islamik janë përhapur në shumë rajone, përfshirë Azinë Juglindore, Kaukazin Verior të Rusisë deri në Afrikë, Departamenti Amerikan vlerëson ndryshimet në legjislacionin shqiptar për përfshirje në vepër penale të akteve terroriste, financimin e terrorizmit, mbledhjen e transferimin e fondeve që financojnë terrorizmin, dënimin e transaksioneve me personat që janë në listën e sanksioneve të OKB-së, si edhe rekrutimin apo stërvitjen e atyre qe përgatiten të luftojnë përkrah ISIS. Raporti njeh si tregues dhe zgjerimin e Njësisë Antiterror nga 7 në 76 forca, si dhe planet për trajnimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj. Raporti citon nivelin e korrupsionit të kombinuar me një sistem drejtësie që funksionon dobët, që vazhdon të pengojë përpjekjet për të vendosur rend në të gjitha nivelet në Shqipëri.