KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018, De Biasi bën publike listën e të grumbulluarve për Shqipëri – Izrael
De Biasi: Bën publike listë e të grumbulluarve

Rusi 2018, De Biasi bën publike listën e të grumbulluarve për Shqipëri – Izrael

Shqipëria do të luajë të dielën më 12 nëntor në “Loro Boriçi” ndaj Izraelit, takimi i fundit këtë vit për eleminatoret e grupit G për boterorin “Rusia 2018”.
Trajneri i kombëtares së futbollit, Giovani De Biasi, ka shpallur me këtë rast listën e lojëtarëve që janë thirrur. Në portë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi. Në mbrojtje: Aliji, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Agolli, Veseli, Ajeti. Në mesfushë: Memushaj, Lila, Basha, Grezda, Roshi, Kukeli, Lenjani, Hyka, Xhaka, Abrashi. Në sulm: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj. Ka rënë në sy mungesa e Kaçes, me të cilin De Biazi ka patur një komunikim të ashpër. Por zoti De Biazi tha se ai nuk ishte në formë. “Kaçe nuk është pjesë e listës që unë kam zgjedhur. Ka të tjerë më të mirë se ai në skuadër dhe më në formë” tha ai. Sipas trainerit të përfaqësueses shqiptare sfida ndaj Izraelit do të jetë jo edhe aq e lehtë sa ç’mund ta mendojnë shumë vetë nga jashtë. “Eshtë një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionatet më të rëndësishme europiane” kujtoi De Biazi.
I pyetur për atë që tashmë konsiderohet “ëndërra kuq e zi” e botërorit, zoti De Biazi tha: “Ëndrrat janë të bukura për të gjithë, por dëshirat duhen të jetë realiste dhe të përmbajtura, pasi të shkojmë në Rusi 2018 duhet shumë punë dhe fat. Megjithatë besoj se do të arrijmë diçka pozitive edhe në këto kualifikuese. Do të bëjmë maksimumin, siç bëmë në Europian, përndryshe nuk do të isha ende në stolin drejtues të kombëtares së Shqipërisë” tha traineri i përfaqësueses shqiptare Gianni De Biasi.