KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » De Biasi: Ne nuk shkojmë në Francë për pushime
De Biasi: Ne nuk shkojmë në Francë për pushime

De Biasi: Ne nuk shkojmë në Francë për pushime

“Po e nis me një ndjesë për largimin e djeshëm nga konferenca për shtyp në Austri dhe komunikimin jot ë rregullt që pata me gazetarin Xhihani. Por shpresoj të më kuptoni. Për mua ata katër futbollistë janë si fëmijët e mi dhe vendimi s’ka qenë i lehtë. Kjo më ka ngarkuar emocionalisht”, tha pasditen e djeshme, në konferencën për shtyp nga Bergamo e Italisë, trajneri i kombëtares tonë Giovanni De Biasi.

De Biasi gjithashtu foli se çfarë kërkon të mësojë nga ndeshja me Ukrainën. “Pres të marr disa mesazhe nga kjo ndeshje, e cila do të jetë e fundit përpara se skuadra të luajë në finalet e Europianit. Do të vëzhgojmë në kushte loje futbollistët dhe do të përpiqemi të nxjerrim konkluzionet e duhura. Po të humbim me Ukrainën?! Nuk është fundi i botës. Futbolli i njeh të tre rezultatet, fitoren, barazimin dhe humbjen. E rëndësishme për ne, është të mësojmë sa më shumë për gjendjen e futbollistëve”.

Përsa i përket pritshmërisë së Shqipërisë në Euro 2016, De Biasi tha se: “Kemi dhjetë ditë që po punojmë fort dhe jemi mirë psikologjisht. E dimë që do të jetë e vështirë por jemi të përqëndruar për të dhënë më të mirën. Ne nuk shkojmë në Francë për pushime”.