KRYEFAQJA » LAJME » De Biasi: Në Palermo do bëjmë një ndeshje të bukur

De Biasi: Në Palermo do bëjmë një ndeshje të bukur

Kur kanë mbetur edhe 9 ditë përpara sfidës me Italinë, e vlefshme për grupin G kualifikues të botërorit Rusi 2016, trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi ka folur për La tribuna di Trevizo. Italia vjen në sfidën me Shqipërinë si kryesuese e grupit me 10 pikë, po aq sa edhe Spanja, ndërsa kuqezinjtë 6. Por përtej kësaj renditje, në mediat italiane, trajneri i Italisë, Ventura ka thënë se i trembet ndeshjes me Shqipërinë. “ Ska mundësi – përgjigjet De Biazi. – Ai është favorit pasi ka në formacion lojtarë të rinj e të talentuar si: Beloti e Imobile. Më pas është blloku i mbrojtjes së Juventus që garanton siguri. Pa harruar Romanjolin apo Kaldaran. Ventura ska çfarë të kërkojë më shumë, vetëm të marrë lojtarë nga Marsi”. I pyetur se cili nga lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin italian, po shkëlqen më shumë, De Biazi përgjigjet: “Të gjithë po bëjnë më të mirën. Por më mirë po luan Berisha, që ma marrë rolin e titullarit me Atalantën. Pa harruar edhe Hysajn që po bën një sezon të jashtëzakonshëm”. Gjatë intervistës, De biazi është pyetur edhe për një ofertë për të drejtuar një skuadër në kampionatin italian. “Po më ka marrë Zamparini, por e refuzova me mirësjellje – ka thënë De Biazi. – Për momentin jam mirë me Shqipërinë teksa kam transmetuar edhe një mesazh. Nuk jam këtu për lekë, por për të krijuar një mendësi ndryshe, pasi unë besoj me të vërtetë se mund të fitoj. Dhe kjo është thelbësore.Unë vërtet nuk kam lojtarë cilësorë siç i ka Italia, por secili përdor në fushë mënyrat e veta më të mira. Do të bëjmë një ndeshje të bukur në Palermo”.