KRYEFAQJA » LAJME » De Biasi shpall listën e lojëtarëve për Marokun dhe Maqedoninë
De Biasi shpall listën e lojëtarëve për Marokun dhe Maqedoninë
EPA/ROBERT GHEMENT

De Biasi shpall listën e lojëtarëve për Marokun dhe Maqedoninë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biasi ka bërë të ditur sot, gjatë një konference për shtyp, listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e kombëtare kuq e zi. Shqipëria me datë 31 gusht do të luajë një ndeshje miqësore kundër Marokut, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, stadium ky i rindërtuar sipas parametrave të UEFA-s. Në ndeshjen e dytë, skuadra e italianit De Biasi, do të presë me 5 shtator po në të njëjtn stadium Maqedoninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror Rusi 2018.

Ja dhe lista e trajnerit De Biasi për dy ndeshjet e radhës së kombëtares:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.

Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.