KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri- Ukrainë, De Biazi kërkon ndihmën e tifozëve
de biasi, debiasi, flet shqip, trajneri kombetares, facebook

Shqipëri- Ukrainë, De Biazi kërkon ndihmën e tifozëve

Miqësorja me Ukrainën në 3 qershor është mjaft e rëndësishme për trajnerin e kombëtares shqiptare Xhani De Biazi. Ai është testi i fundit për kuqezinjtë drejt finaleve të Euro 2016. Kjo sepse Ukraina është një nga skuadrat e kualifikuara për në Francë. Nisur nga kjo, De Biazi u ka dërguar tifozëve shqiptarë një mesazh në gjuhën shqipe, të postuar në faqen e tij në Fejsbuk. “Çuna, iu pres në Bergamo, për të na shtyrë drejt Europianit. Përshëndetje”. Nëpërmjet këtij mesazhi, De Biazi kërkon mbështetjen maksimale nga tifozët e zjarrtë kuqezinj për t’i nxitur më shumë futbollistët e tij që të japin maksimumin si në miqësoren me Ukrainën ashtu edhe në ndeshjet e tjera në finalet e Euro 2016.