KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » De Biazi: Përzgjedhja e lojtarëve e vështirë dhe e vuajtur
De Biazi: Përzgjedhja e lojtarëve e vështirë dhe e vuajtur

De Biazi: Përzgjedhja e lojtarëve e vështirë dhe e vuajtur

“E vështirë dhe e vuajtur” e ka cilësuar trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, gjendjen emocionale në të cilën është gjendur kur i është dashur t’u komunikojë lojtarëve emrat që ai ka zgjedhur për në finalet e “Euro 2016” në Francë. Në konferencë për shtyp të mërkurën në mesditë, numri një i stolit të kuqezinjve, ka thënë se vendimet janë të tij dhe ai i ka studiuar mjaftë mirë futbollistët që ka marrë. “Ishte shumë e vështirë të merrja një vendim të tillë. Por e theksoj se për të arritur deri këtu kemi bërë vlerësime të thella dhe jo sipërfaqësore” tha De Biazi. “Ju shpjegova futbollistëve arsyet dhe se cfarë më shtyu t’i çoja në shtëpi. As ata nuk e dinin që do të iknin, gjithcka erdhi në bazë së atyre që kanë bërë deri këtu dhe në bazë të bindjeve të mia se kush është më i dobishëm në Francë” shtoi traineri i kombëtares shqiptare. Sipas përzgjedhjes Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti janë katër lojtarët të cilët nuk do të jenë pjesë e ekipit kombëtar në finalet e evropianit Francë 2016. Duke spjeguar motivet e largimit për Gjimshitin dhe Rashicën, De Biazo tha: “Gjimshiti ka një vit që nuk luan ndaj nuk është në formë. Rashica nuk ka luajtur shumë me ne, por kam besim te taleti i tij dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e kombëtares”. Lidhur me vednimin për Shalën dhe Rrahmanin, zoti De Biazi tha se ua ka shpjeguar atyre vetë personalisht arsyet e largimit.
Vendimi i De Biazi ka ngjallur komente të shumta në median sportive, por edhe në opinionin e gjerë sportiv. Tani ekipi po bëhet gati për takimin miqësor me Ukrainën do të luajë në datën 3 qershor në Bergamo, ku De Biazi ka ftuar tifozat kuq e zi të mbështesin ekipin e tyre të zemrës.