KRYEFAQJA » LAJME » De Biazi: Shqipëri – Serbi- një kartvizitë e denjë evropiane!
De Biazi: Shqipëri - Serbi- një kartvizitë e denjë evropiane!

De Biazi: Shqipëri – Serbi- një kartvizitë e denjë evropiane!

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, ka deklaruar se takimi me Serbinë më 8 tetor në “Elbasan Arena” është thjesht një ndeshje futbolli, por shumë e rëndësishme. “Është thjesht një ndeshje futbolli, por një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse mund të na japë pasaportën drejt asaj ku duam të shkojmë e që, për supersticion, nuk po ia them as emrin” i tha zoti De Biazi në një intervistë gazetarit të RTSH Altin Kodra. “Ne të gjithë ia dimë rëndësinë, e për këtë arsye të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, duke synuar të kontrollojmë edhe emocionet më të forta, për ta mbështetur skuadrën tonë dhe kaq. Pa patur nevojë t’i fishkëllejmë të tjerët… Të tjerët nuk ekzistojnë, na intesojnë lojtarët që janë në fushë, ata që janë në pankinë dhe kaq” shtoi më tej ai.
Por trianeri i kombëtares shqiptare  shkon më tej kur e quan takimin si një shans kombëtar përtej sportit.
“Besoj që kemi një mundësi mjaft të madhe para nesh që të demonstrojmë se jemi një komb serioz, që shikon përpara drejt të ardhmes, pa qenë peng i zemëratave të paarsyeshme që mund mund të na japin një kartvizitë të keqe në nivel evropian. Unë uroj me të vërtetë që djemtë tanë të jenë kështu, pasionantë, por korrektë” tha Debiazi.
Takimi i 8 tetorit 2015 midis Shqipërisë dhe Serbisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit, në emisionin e posaçëm “Endërr Kuq e Zi”.