KRYEFAQJA » LAJME » Bota » De Maizière: Austria nuk mund t’ia kalojë azilkërkuesit Gjermanisë
De Maizière: Austria nuk mund t'ia kalojë azilkërkuesit Gjermanisë

De Maizière: Austria nuk mund t’ia kalojë azilkërkuesit Gjermanisë

Në një intervistë për televisionin gjerman ARD, ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière u shpreh se numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Austria në Gjermani është shumë i lartë, dhe se kjo çështje do të diskutohej në bisedimet e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së.

“Është interesante që kuota ditore e Austrisë për azilkërkuesit aplikohet për ata persona që rrinë në Austri. Ky është një vendim i atij vendi. Por të thuash se 3250 klandestinë të tjerë mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Gjermani, është e gabuar”, u shpreh ministri i brendshëm gjerman, duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Gjermania.

“Nuk është e drejtë që disa vende besojnë se mund ta zgjidhin problemin duke shtuar barrën në kurrizin e Gjermanisë, ndërsa i lënë refugjatët të kalojnë kufirin pa verifikuar identitetin e tyre. Nëse kjo vazhdon ne nuk mund ta durojmë dot për shumë kohë”, deklaroi de Maizière.