KRYEFAQJA » LAJME » De Mazière: ” Kërkesat për azil do refuzohen”
Kërkesat për azil do refuzohen”

De Mazière: ” Kërkesat për azil do refuzohen”

Kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur se qeveria shqiptare është thellësisht e angazhuar që të marrë pjesë dhe të ofrojë gjithë mbështetjen e saj, në përpjekjet e përbashkëta të komunitetit europian për të dhënë zgjidhjen më të mirë çështjes së emigrantëve. Këtë deklaratë zoti Rama e bëri gjatë takimit në Tiranë me ministrin e brendshëm gjerman Thomas de Mazière, i cili vizitoi Tiranën. Kryeministri Rama dhe ministri gjerman de Mazière vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili ata thanë se mbetet i një rëndësie parësore.
Zoti de Mazier është pritur edhe nga homologu i tij Saimir Tahiri. Në fokus ishte cështja e emigrantëve shqiptarë që muajt e fundit janë dyndur në Gjermani. Të dy ministrat e brendshëm ju drejtuan shqiptarëve me thirrjen që të mos mos synojnë më Gjermaninë pasi nuk do të përfitojnë azil. “Nuk ka asnjë lloj arsyeje pse nga Shqipëria njerëzit të vijnë e të pretendojnë se janë të përndjekur politikisht, kjo është një situatë e papranueshme. Shqipëria është një vend i origjinës së sigurtë një vend demokratik dhe nuk ka arsye pse të ekzistojë përndjekja politike . Prurjet janë mjaft të larta bëhet fjalë për 50 mijë që kanë aplikuar për azilkërkues. Numri i tyre ka rënë, por sërish është shqetësuese. Kërkesat për azil do refuzohen” tha prerë ministri i brendshëm gjerman Thomas De Maiziere.
Duke e përforcuar këtë deklaratë ministri shqiptar Tahiri tha: “Mesazhi është shumë i qartë të nisesh nga Shqipëria për në Gjermani me kërkesën për të fituar azil kjo nuk ndodh”. Por zoti Tahiri shtoi se “…në Shqipëri mund të kërkosh dhe të përfitosh mundësi për punësim të ligjshëm në Gjermani në rast se hyn brenda kritereve kjo është zgjidhja e duhur”.
Shqipëria dhe Serbia janë dy nga vendevt ballkanike me më shumë emigrantë në Gjermani. Eshtë kjo arsyeja që  ministri i brendshëm gjerman Thomas De Maiziere pas Tiranës do të vizitojë dhe Beogradin.