KRYEFAQJA » LAJME » De Mazière të premten në Tiranë
De Mazière të premten në Tiranë

De Mazière të premten në Tiranë

Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Mazière, mbërrin të premten për një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, ministri gjerman do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe do të ketë takim mes 2 delegacioneve. Ndërsa  në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të dy ministrave në sallën e konferencave te Garda e Republikës. Gjatë kësaj vizite, ministri gjerman do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama. Nuk ka njoftime për temat e bisedimeve, por mendohet që në vëmëndje do të jetë cështja e emigrantëve nga Shqipëria në Gjermani si dhe e refugjatëve nga lindja e mesme që synojnë Europën. Zoti  de Mazière ishte në  Shqipëri edhe në mesin e korrikut të këtij viti.
Ministri i brendshëm Gjerman do të vizitojë gjithashtu edhe Serbinë, e cila bashkë me Shqipërinë kanë numrin më të madh të azlikërkuesve në Gjermani.