KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Maxhoranca po bën grusht shteti, Balla: PD parti me dy koka
Debate dhe tension në parlament

Berisha: Maxhoranca po bën grusht shteti, Balla: PD parti me dy koka

Parlamenti shqiptar nuk po gjen qetësi. Opozita e djathtë vazhdon të këmbënguli se ai nuk mund t’i kthehet normalitetit për sa kohë maxhoranca e majtë nuk largon personat që kanë përfituar nga fondet publike. “Ky parlament nuk mund të vazhdojë misionine vet pa larguar deptuetët që dyshohet se kanë shfrytëzuuar fondet publike dhe pa i vendosur ata para ligjit. Shumica injoroi vendimet e Gjykatës Kushtetuese” tha në nisjen e seancës parlamentare të së enjtes deputeti demokrat Eduard Halimi. Për momentin në fokusin e sulmit të PD është deputeti socialist Rakip Suli. Deputetët e opozitës u derdhën para foltores për të mos lejuar replika dhe kryetari Ilir Meta u deyrua të ndërpriste seancën përkohësisht. Kjo është java e pestë që PD dhe opozita vazhdojnë të mbajnë atë që e konsiderojnë “qëndrimin e kushtëzuar ndaj parlamentit” deri në zbatimin e vendimit të Gykatës Kushtetueses për mandatet e deputetëve. PD ka akuzuar deputetët Kokëdhima, Suli dhe Leskaj, për përfitime të jashtëligjshme, por ata i kanë hedhur poshtë akuzat. Megjithatë deputeti Kokëdhima do të duhet të ballafaqohet me Gjykatën Kushtetuese.
Por zhvillimet më interesante të së enjtes duket se ndodhën jashtë parlamentit.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklarimet e tij të zakonshme para gazetarëve, ka kërkuar shkrirjen e parlamentit, pasi sipas tij maxhoranca ka konsumuar aktin më të rëndë kushtetues, atë të “grushtit të shtetit”. “E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet, sepse një situatë e tillë është kazmë në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate, që në të drejtën kushtetuese janë të barabarta me normat kushtetuese” tha zoti Berisha.
Por deputeti socialist Taulant Balla, i njohur si replikuesi personal i zotit Berisha, është deklaruar me humor. “PD nuk ka qenë kurrë më keq se kaq. Ramë dakord mbrëmë në darkë me partinë e Lulit sot në mëngjes me partinë e Berishës u prish puna. Kjo parti me dy kryetarë nuk funksion” tha zoti Balla. Deputeti socialist tha se opozita ka të gjithë mundësinë ligjore ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Por ai përsëriti se “reforma në drejtësi është mjet i duhur për të hequr dorë nga këto lloj alibish”. “Nëse do ta kthenim në një luftë shtrigash këtë papajtueshmëri mandate njeriu që ka papajtueshmërinë më të madhe është Sali Ram Berisha” tha deputeti socialist.