KRYEFAQJA » LAJME » Debat për dekriminalizimin, ndërsa Mogherini do t’i drejtohet parlamentit
Meta: Ne, Kuvendi i Reformës në Drejtësi; Basha: Ta shpërbëjmë Kuvendin e kapur peng nga krimi

Debat për dekriminalizimin, ndërsa Mogherini do t’i drejtohet parlamentit

Parlamenti shqiptar me unanimitet përfshiu në rendin e ditës të së enjtes aktet e ligjit për dekriminalizimin, i cili hyn në fuqi më 6 mars. Pavarësisht dakordësisë për ti diskutuar, palët nuk kanë rënë në konsensus për disa prej tyre. Molla e sherrit është bërë përmbajtja e formularit të vetdeklarimit. Seanca ka filluar dhe është ndërprerë disa herë, madje ka patur edhe momente tensioni. Opozita, veçanërisht ish kreu i saj Sali Berisha ka kërcënuar për bojkot, madje sipas tij “përplasje përfundimtare dhe konflikt civil”.
Ligji i Dekriminalizimit pritet të preket edhe nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Mogherini gjatë vizitës së saj në Tiranë. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja Maja Koçijançiç.“Në dhjetor kur ligji i dekriminalizimit u miratua, BE e mirëpriti miratimin unanim. Tani fokusi është te zbatimi” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian. “Duhet të miratohen disa akte dhe puna vijon dhe ne besojme se është e rëndësihme që Shqipëria të zbatojë ligjin e dekriminalizimit sepse do të jetë një sinjal për të rritur besimin e qytetarëve dhe integritetin e shtetit dhe funksionimin e duhur të institucioneve” shtoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç. Ndaj fjala e planifikuar e zonjë Mogherini para parlamentit shqiptar pritet me mjaftë interes.