KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Debat për kontrollin e armëve në Senatin amerikan
Chris Murphy

Debat për kontrollin e armëve në Senatin amerikan

Një anëtar demokrat i Senatit amerikan, i ndihmuar edhe nga kolegët e tij, ka mbajtur një fjalim që zgjati 14 orë për reformën e kontrollit të armëve, duke bllokuar kështu punimet normale të seancës. Senatori Kris Mërfi u zotua se do të qëndronte sa më shumë të ishte e mundur në foltore derisa Kongresi të miratonte legjislacionin në fjalë. “Jetoj çdo ditë me imazhin e viktimave të shkollës fillore Sendi Huk, ku 20 fëmijë dhe 6 të rritur u qëlluan me armë në vitin 2012”, u shpreh ai gjatë fjalimit. Sipas tij, është e domosdoshme arritja e një kompromosi për të ndaluar marrjen e liçensave të armëve nga personat të cilët janë në listën e vëzhgimit për terrorizëm dhe për të zgjeruar kontrollet mbi blerjet e tyre. Duket se në fund ai ia ka arritur qëllimit, pasi Senati do të zhvillojë sot një votim për rekomandimet e tij. “Ky është vetëm një hap. Lufta do shumë që të mbarojë, por ka miliona zëra që thërrasin për ndryshim”, u shpreh më pas Mërfi në Twitter.