KRYEFAQJA » LAJME » Debate dhe tension në parlament

Debate dhe tension në parlament

Parlamenti shqiptar ka përjetuar momente tensioni pasi deputeti socialist Erjon Braçe dhe ish-kryeministrit demokrat Sali Brisha, gjatë një debati të ashpër,  i veshën njëri-tjetrit deri epitete vulgare. Situata u rëndua duke e detyruar kryeparlamentarin Meta të ndërpresë për disa minuta seancën.
Më parë ish-kryeministri Sali Berisha tha në ligjëratën e tij se dekusarizimi i këtij parlamenti është një pikë vendimtare për të ardhmen e vendit. “Dekusarizimi i parlamentit nënkupton zbatimin e ligjeve të vendit ndaj unë edhe njëherë kërkoj mbështetjen tuaj të miratojmë ligjin “antiolsi”, i cili do të ndalojë kusarët të vjedhin pasuri publike siç po ndodh sot” u tha zoti Berisha deputetëve të maxhorancës. Gjatë gjithë fjalës së tij në fokus ishte sulmi ndaj kryeministrit Rama i cili nuk gjendej në sallë pasi ka nisur një vizitë në Kosovë.
Në seancën e së enjtes, maxhoranca dhe opozita ranë dakord që të hënën e ardhshme të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve për çështjen e mandatit të deputetëve socialistë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, të akuzuar nga opozita se kanë përfituar fonde publike duke shkelur kushtetutën. Interpretimi i mandateve të dy deputetëve nga Gjykata Kushtetuese, ç’ka po këmbëngulet nga opozita, ishte kërkuar më parë  nga ana e zonjës Leskaj dhe zotit Suli.