KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Debate dhe zënka në parlamentin Iranian
parlamenti iranian zenka doreheqja presidentit kyreministrit

Debate dhe zënka në parlamentin Iranian

Parlamenti i Irakt u përfshi nga përleshje mes deputetëve, të cilët shanë dhe goditën njëri tjetrin me shishe plastiek uji, në një seancë të nxehtë debatesh. Rrëmuja nisi pasi një grup prej 100 deputetësh paraqiten një peticion ku kërkohej dorëheqja a kryeminsitrit Haidar al Abadi, presidentit Fuad Masum dhe kryetarit të parlamentit Selim al Xhaburi. Si kundërpërgjigje, kryetari Xhburi tha se do të shkrinte parlamentin, çka solli reagimet e ashpra të deputetëve. Mosmarrëveshjet kanë arritur kulmin në kuadër të një krize politike që ka nisur qysh verën e shkuar dhe që ka detyruar shumë politikanë të kërkojnë një qeveri të re të përberë nga teknicienë. Kabineti aktual përballet me shumë sfida sigurie dhe financiare, nga përballja me shtetin islamik deri te rënia e çmimeve të naftës që ka krijuar vështirësi në buxhet. Parlamenti gjatë këtyre javëve është përfshirë disa hërë nga skena të ngjashme kaosi me së shumti mes deputetëve kurdë dhe shiitë.